Mundësia më e re për punësim në Gjermani
Mirëseerdhët në portalin punë-në-gjermani.eu. Sot ne lançojmë zyrtarisht portalin tonë të informimit dhe ndërmjetësimit për këdo që është i interesuar të punojë apo të kryejë kualifikim (formim) profesional në Gjermani dhe vendet e tjera gjermanisht-folëse në Evropë, Austri dhe Zwicër.
GO WEST Recruitment është një sipërmarrje e re e cila ofron shërbime rekrutimi, këshillimi dhe zhvillimi të personelit në sektorë dhe fusha të ndryshme të biznesit. Ne ofrojmë mbështetje maksimale për klientët tanë të cilët janë të interesuar për një punësim të ligjshëm në Gjermani, që nga momenti i aplikimit deri në mometin e fillimit të punës.
Dhe më e rëndësishmja: klientët tanë nuk paguajnë asnjë tarifë për shërbimin e ndërmjetësimit të punës. Tek ne, ato tarifa paguhen nga punëdhënësit. Kështu mbetet në fund të muajit më shumë neto nga paga bruto për klientët tanë.
Zgjuam interesin tuaj? Hidhini një sy vendeve të lira të punës në faqen tonë online dhe na kontaktoni nëse dëshironi të aplikoni apo keni pyetje.
Mbi punësimin dhe formimin profesional në Gjermani





