Shërbimet tona
Këtu mund të gjeni informacion në lidhje me shërbimet tona në lidhje me vendet e lira të punës në Gjermani.
Ne punojmë së bashku me punëdhënës nga fusha të ndryshme të biznesit, veçanërisht nga fushat e hotelerisë, gastronomisë dhe tregëtisë.
Ne ofrojmë midis të tjerash shërbimet e mëposhtme:

Këshillim & Informacion
Ne ofrojmë këshillim dhe informacione të aktualizuara në lidhje me mundësi punësimi dhe kualifikimi profesional në Gjermani, kushtet dhe kriteret për të njohur dhe ekuivalentuar diplomat tuaja, dhe rrugët e mundshme për një punësim të ligjshëm në Gjermani.

Ndërmjetësim pune
Në bashkëpunim më firma dhe punëdhënës të ndryshëm në Gjermani, ne ofrojmë ndërmjetësim për punë në sektorë të ndryshëm si hoteleri, gastronomi apo tregëti, apo edhe në sektorë të tjerë të preferuar nga aplikuesit.

Kualifikim profesional
Ne mundësojmë ndërmjetësim edhe për kualifikim profesional në Gjermani në profesione apo zanate të ndryshme. Rrjeti ynë i gjerë i punëdhënësve që ofrojnë kualifikim profesional variojnë nga hoteleria dhe tregëtia, deri tek shërbimet bankare apo ato shëndetësore.
Kështu funksionon procedura e punësimit në Gjermani

Ju aplikoni
Ju aplikoni për një nga vendet e lira të punës të listuara në faqen tonë. Nëse dëshironi të punoni në një punë tjetër që nuk është listuar në faqen tonë, aplikoni megjithatë dhe shënoni llojin e punës që do të donit të bënit. Pas aplikimit, ne ju kontaktojmë brenda një kohe të shkurtër.

Ne intervistojmë
Nëse profili juaj i përshtatet një vendi të lirë pune, ne zhvillojmë intervistën e parë me ju. Kjo intervistë zhvillohet online. Intervistën e dytë normalisht e zhvillojmë personalisht për të diskutuar informacione apo detaje përfundimtare.

Punëdhënësi vendos
Pas intervistës së dytë, ne i propozojmë punëdhënësit në Gjermani kandidatët potencialë për vendin e lirë të punës. Ai (dhe jo ne) vendos se cilin apo cilën kandidat/e do të punësojë. Vendimin e punëdhënësit ua komunikojmë menjëherë kandidatëve.

Viza e punës
Pas vendimit pozitiv të punëdhënësit, ne angazhohemi se bashku me aplikuesin e përzgjedhur për të nxjerrë vizën e punës në ambasadën gjermane në Shqipëri. Ne ju mbështesim gjatë të gjithë proçesit me informacione dhe me ndihmë konkrete.

Udhëtimi për në vendin e punës
Me marrjen e vizës së punë, ne ju mbështesim konkretisht me udhëtimin për në Gjermani deri në vendin e punës tek punëdhënësi juaj. Nëse është e nevojshme, ne ju shoqërojmë edhe gjatë takimit të parë me punëdhënësin tuaj.

Kosto minimale
Ndryshe nga disa praktika të tjera në Shqipëri, punëmarrësi nuk paguan asnjë tarifë apo pagesë për shërbimin e gjetjes së punës. Ato kosto paguhen nga punëdhënësi. Punëmarrësi paguan vetëm kostot e aplikimit për vizën e punës dhe pjesërisht ose plotësisht kostot e udhëtimit për në vendin e punës.